“Mjaft më quajtët Mimoza Llastica”, aktorja shqiptare ka 2 fjalë me ata që e thërrasin kështu

Emri i Zhaklina Dhimojanit mund të mos jetë shumë i njohur për disa prej jush, por nëse themi “Mimoza llastica”, e sigurit që Zhaklina Dhimojani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për donacionin bujar që i bëri Ministrisë së Shëndetësisë, gjest që nuk u kalua pa vëmendje në rrjetet sociale. Aktorja e njohur për rolin e Mimoza Llasticës, vazhdon të kontriubojë për vendin e saj, megjithatë nuk ngurroi ta shprehte hapur një pakënaqësi.

“Të them të drejtën më jep bezdi kur vazhdojnë të më etiketojnë Mimoza Llaatica, për shembull më jep bezdi titulli ‘Mimoza Llastica u rrit’, siç kishin shkruar së fundmi në disa portale. Unë jo vetëm jam rritur, por jam në moshë për të qenë edhe gjyshe pak më vonë. Janë disa etiketime që duhet t’i lemë pas,”- tha ndër të tjera ajo.