Mendonim se ishte Olsi i Noçes/ Zbuloni hyrjen më të re në Big Brother Vip

Arbana Osmani dhe Sara Hoxha zbuluan se në shtëpinë e “Big Brother Vip” sonte do të bëhet pjesë një konkurrent i ri dhe bëhet fjalë për një djalë. Ndërkohë sot gjatë spektaklit u bë me dije se aktori Igli Zarka do të bëhet pjesë e shtëpisë

Ai është pedagog i artit në Universitetin Evropian të Tiranës. Ai pëlqen sfidat dhe kërkoi nga Big Brother vetëm diçka, mos të humbasë dinjitetin.

Kujtojmë se 3 hyrjet e reja në spektaklin e së martës së kaluar në “Big Brother Vip” ishin vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha. Ndërkohë në nominim janë të gjithë banorët pasi Iliri, Monika dhe Sabiani thyen rregullat duke diskutuar për nominimet.

Sjellim në vëmendje se pjesë tani përveç 3 vajzave janë dhe 11 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it.

Kujtojmë se në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.