Me lot në sy, flet Bieta Sulo: Unë me Albanin u ndamë, një nga ato ndarjet përgjithmonë por…

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe si fryt të saj kanë sjellë në jetë një vogëlush, Kroi Art.

I vogli festoi 4 vite jetë dhe në këtë ditë speciale, mami Bieta dha dhe një intervistë shumë të veçantë. E ftuar në emisionin “Jashtë loje” si kurrë ndonjëherë, moderatorja tregoi çdo detaj si nga jeta profesionale dhe ajo personale.

Gjatë bisedës ajo tregoi ngjarje që ne nuk i kemi ditur më herët në lidhje me marrëdhënien e saj me Albanin. Bieta rrëfeu se një moment kanë pasur një periudhë të vështirë në marrëdhënie, kur vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri. Më pas moderatorja rrëfeu se mjaftoi një mesazh në celular nga Albani për të ndryshuar situatën dhe për ta menduar ndryshe historinë e tyre të dashurisë, që asokohe po kalonte një k rizë.