Suela mbeti dje, në natën e 11-të të spektaklit “Love Story”, jashtë garës për zemrën e Saimirit. Fillimisht u pa si një nga pretendetet kryesore, duke qenë se pati disa takime dhe puthje me Saimirin, por nuk mundi t’i shkonte këtij rrugëtimi deri në fund.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/640-0-60105b0f8aa7b.jpg?resize=618%2C360&ssl=1)
Në një intervistë për “Daily Love Story”, pak para se të ngjitej në skenë, Suela është shprehur se s’ka emocione pasi e di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë do të ndodhë. E pyetur për marrëdhënien me Saimirin, ajo tha se kanë qenë shumë mirë në fillim, ndërsa tani po qëndron në karrige dhe nuk i pëlqen që nuk është protagoniste.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/640-0-5ff4cb19728f6.jpg?resize=618%2C346&ssl=1)
Ndërsa sa i përket kujtimit më të bukur me Saimirin, Suela rikujtoi takimin e parë vetëm për vetëm me të dhe fjalët e thëna prej tij.
“Te liqeni që ishim në varkë, takimi i parë. Më ka thënë shumë fjalë! Më ka thënë që do kemi shumë takime bashkë dhe nuk e ka mbajtur fjalën”, -tha ajo.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/suelaflavia.jpg?resize=618%2C346&ssl=1)