“Më fal, harrova të të përmend”, Trixa tregon personin që i ka qëndruar më pranë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Fan Club’, ku ka folur ekskluzivisht për herë të parë për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn, përjetimet që ka pasur pasi doli nga shtëpia më e famshme në shtëpi e deri tek krijimi i këngës së dedikuar për historinë e dashurisë që lindi brenda BBV.

Ajo nuk kishte përmendur Fifin, por nuk ngurroi ta përmendte me një dedikim në Instagram Story. “Nga emocionet kam harruar të kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë edhe brenda shtëpisë BBV, i vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqënien time dhe të familjes time. I love you Fifi”

Beatrix gjithashtu u shpreh se ka qenë e mpirë derisa u lidh me realitetin dhe botën jashtë ‘Big Brother Vip’. “Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur.

E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht.

Faza e dytë ka qenë kur po vija në peshore gjërat më të mira dhe të këqija. Ditët e para kanë qenë të vështira për mua, kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin.

Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë, unë si njeri e artiste i përjetoj akoma më shumë. Jam shumë emocionale dhe për këto ndjesitë jetoj”, tha Beatrix.