“Më erdhi nga pas më tha je e bukur”, 37 vite diferencë nuk e pengon çiftin të jenë të lumtur bashkë. Historia e tyre

Sot është publikuar historia e dashurisë mes Çheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferençë nga njëri-tjetri. Çheryl 61 vjeçare, pohoi në “Ftesë në 5”, se prej gati një viti jeta e saj është lumturuar falë prezençës së Quran.

Ata ishin parë si fillim kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe asokohe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Çheryl. Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

“Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet soçiale”, u shpreh në një moment Çheryl. E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht.