“Luizi do ilaçe specifike”, çfarë ndodhi në shtëpinë e BBV? Banorët flasin për gjendjen shëndetësore të këngëtarit

Mbrëmjen e të shtunës mesa duket Luizi nuk qenka ndjerë mirë.

Teksa të gjithë banorët po qëndronin në oborr, ai shkoi për të fjetur gjumë.

Fillimisht Luizi kishte filluar të dridhej ku pranë kishte Nitën, e cila e pyeti nëse ndihej mirë apo kishte nevojë për ndonjë gjë.

Për të mos alarmuar banorët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Pamjet nuk janë publikuar por një video e cila është bërë virale në rrjet tregon Armaldon i cili gjatë bisedës me Kiarën tha se një doktor ka hyrë për të kontrolluar këngëtarin por moderatorja i kërkoi që të mos e diskutojë këtë gjë.

“Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doctor”- tha maestro. Ndërsa është publikuar dhe një tjetër moment ku, Kiara i thotë Ermionës se Luizit i duhen ilaçe specifike.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën

Ermiona: Po kam unë moj ilaçe

Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq.

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe

Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund t’i japësh ilaçe të tjera.