Luana Vjollca largohet nga televizioni? Moderatorja tregon detajet e “Shiko kush luan”

Luana Vjollca e ka treguar shpesh që kujdeset për çdo detaj të programit të saj. Duke qenë edhe autore edhe moderatore, Luana është vigjilente që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet dhe është mjaft krenare për “Shiko kush luan”. Teksa ka përfunduar xhirimet e episodit të radhës, Luana ka ngritur dyshimet në rrjet se do të largohet nga televizioni, për shkak të shkrimit që kishte bërë.

“Sapo mbaruam xhirimet e emisionit ‘Shiko kush luan’ për nesër… tani jam ulur në një cep pas kamerave duke ndjekur performancat për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Por ky cepi më bëri të realizoj që këto drita, skena, kamerat etj janë jeta ime. Jam rritur kështu… 15 vite kaluan sa shpejt! Faleminderit që i keni dhënë kuptim 15 viteve të karrierës sime me dashurine tuaj,” ka shkruajtur moderatorja.

Pikërisht doza e nostalgjisë së Luanës ishte ajo ç’ka ngriti aludimet për një tërheqje të saj nga televizioni, megjithatë Luana ka sqaruar menjëherë fansat duke shkruajtur: “P.S më keni shkruar shumë pse këto fjalë sikur po mbyll karrierën? Jo! Unë në fakt veç sa kam filluar, por ishte një ndjesi që më erdhi ta ndaja me ju. Ju dua të gjithëve.”

/Descript.al/