‘Love Story’/Enxhëll kërkon rikthimin, Saimiri eliminon njërën prej vajzave por nuk transmetohet ‘Live’

“Love Story” është spektakli i përjavshëm dashurisë, ku plot tetëmbëdhjetë vajza nisën të garonin për t’i fituar zemrën një djali. Kjo javë ka shënuar dhe puntatën e njëmbëdhjetë të emisionit, ku Saimiri, djali protagonist ka pasur disa takime me vajzat konkurrente, ndërkohë që emocionet për to bëhen gjithmonë e më të forta.

Gjatë momentit kur Saimiri po ndante trëndafilat dhe po vendoste se cila nga vajzat nuk do të ishte më pjesë e garës, në mënyrë të papritur është shfaqur një video-mesazh nga Enxhëlli, vajza që vendosi të tërhiqej një javë më parë nga spektakli në mënyrë të papritur.

Me lot në sy ajo kërkoi rikthimin në garë dhe pendese, ndërkohë që ‘princi modern’ kërkoi kohë për tu menduar. “Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Enxhëll.

Pas kësaj është zbuluar dhe se Saimir ka eliminuar nga gara Suelën, por kjo pjesë nuk u transmetua në ekran për shkak të video-mesazhit. /Descript.al/