Ledjona Xheladinaj së shpejti me një projekt në Top Channel: “Gjëra të bukura po vijnë”

Ledjona Xheladinaj ka disa muaj që ka përfunduar eksperiencën e saj në BBV3.

Mirëpo së shpejti duket se do ta shohim me një projekt në “Top Channel”.

Lajmin e ka ndarë vetë gazetarja në “Instagram”, ku ka shpërndarë videon në korridoret e “Top Channel”-it.

“Gjëra të bukura po vijnë”, shkroi ajo, duke shtuar në hashtag edhe #topchannel.

Ledjona nuk ka dhënë detaje të tjera, por në video dallohet qartë lumturia e saj.