Largime nga programi dhe sherre të bujshme, konkurrentët e “Për’puthen” e bëjnë të gjithën për show? Del fotoja

Disa prej debateve më të ashpra në program këtë periudhë kanë qenë mes Sarës, Jasminës, Antonelës dhe Elvisit. Ky i fundit, pikërisht prej këtyre debateve, u largua edhe nga programi. Mirëpo, sipas një faqeje në Instagram, këta konkurrentë e bëjnë të gjithën për show.

Ose, varianti i skenareve aq të përfolura në program, është i vërtetë. Sara, Jasmin, Antonela dhe Elvisi, janë parë bashkë në një lokal të Tiranës, në të njejtën tavolinë. Një përzgjedhje tavoline aspak normale kjo, përderisa përpara publikut katërshja sillen si “ármiq” të vërtetë.