“Kur ju ishit aty, unë isha e zënë” pasi të lexoni këto fjalë të Rozana Radit do të vraponi të përqafoni prindërit

Edhe pse është shkëputur prej kohësh nga muzika, urojmë që të mos kemi të bëjmë me një lamtumirë përfundimtare, ajo është e pranishme për publikun në rolin e moderatores të emisionit ‘’Boom”, por edhe profileve të saj në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një postim prekës në Facebook për prindërit e saj, një thirrje për t’u dhuruar sa më shumë kohë dhe dashuri njerëzve më të shtrenjtë.

Rozana shprehet se të gjithë duhet t’i takojmë dhe vlerësojmë të dashurit tanë kur janë gjallë, pasi më pas gjithë sa na mbetet janë kujtimet dhe fotografitë. ”Kur ju ishit aty, shpeshherë une isha e zënë duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmonë! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh. E kam me ty që po më lexon tani. Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten do të jenë thjesht fotografitë!

Ajo çfarë sot jam dhe shpresoj të jem nesër, ia kam borxh babait dhe nënës time. MAM & BAB”,-  shkruan Rozana në postimin e saj në rrjetet sociale, që me siguri ka emocionuar shumë prej jush dhe ju ka bërë të rendi menjëherë për të përqafuar prindërit tuaj.