Ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi ka kujtuar njërin nga momentet e lavdishme të skuadrës së tij të zemrës Elbasanit, kur u shpall për herë të parë kampione e Shqipërisë në sezonin 1983-1984.
Dalipi ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të atin, ish-futbollistin Kujtim Dalipi, i cili ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampione 36 vite më parë.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/04/elbasani-1983.png?resize=242%2C439&ssl=1)
Dalipi, aktualisht trajner i Korabit, arriti të korrte suksesin e dytë historik me skuadrën e Elbasanit në vitin 2006 duke arritur të fitonte titullin e dytë kampion me klubin verdheblu.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/04/Elbasani.jpg?resize=618%2C411&ssl=1)
PANORAMASPORT.AL