Kryeministri i Spanjës në Tiranë, ndan mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, tha gjatë vizitës së tij në Tiranë se BE nuk mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Sanchez tha se e sheh pozitive idenë e krijimit të një komuniteti politik Europian.

“Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin. Është një ide pozitive që përveç marrëveshjeve të aderimit është e mirë ideja për të krijuar një komunitet politik Evropian.

Ne e shohim me shumë interes këtë dinamikë pozitive që mund të gjenerohet mes vendeve të BE dhe atyre që duan të hyjnë në BE”, tha Sanchez. Ai nuk pranoi të japë një kohë për aderimin e Shqipërisë, por shtoi se pohon që kjo kohë të jetë sa më e shpejtë.