Këngëtarja shqiptare tregon amanetin e fundit të së ëmës para se të ndërronte jetë “Nuk donte që të martohesha”

Përpara pak kohësht këngëtarja ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj, nënën. Xhesika Polo ka treguar edhe amanetin që nëna e saj e ndjerë i la personit të saj të zemrës. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Xhesika tregoi se nëna e saj i kishte kërkuar të dashurit të saj që të kujdesej për vajzën.

“Unë dhe vëllai kemi një marrëdhënie të veçantë. Mami më thoshte të lutem gjej një djalë të hajrit. Jo për t’u martuar se nuk donte që të martohesha dhe të lija karrierën. Unë e kam gjetur atë njeriun dhe madje mami i ka lënë një amanet. I kishte thënë thjesht: Kujdesu për gocën se për të tjerat nuk merakosem fare!,” – tha ajo.