Me pretekstin e autonomisë, edhe universiteti i Korçës ka lejuar që të gjithë studentët të paraqiten në auditore. “Dita e tretë sot që kjo autonomi është respektuar nga drejtues të universitetit duke mos i penalizuar studentët, ndryshe nga vendimi i Ministrisë së Arsimit, që kishte dy kushte: çdo student duhej të vaksinohej ose duhej të paraqiste rapid testin negativ”, tha Xhomaqi.
“Numri i ulët i studentëve të vaksinuar edhe përgjatë javës së fushatës së vaksinimit në universitete nuk dha efekt pasi në dy qendrat e vaksinimit të ngritura në 2 fakultete u vaksinuan rreth 37 studentë. Frika e humbjes së këtij viti është ndjerë nga studentët e vitit të parë. Drejtues të universitetit nuk japin një shifër mbi numrin e studentëve të vaksinuar, ndërkohë sipas tyre do vijoje sensibilizimi i studentëve për t’i çuar drejt vaksinimit.
Në këtë universitet janë 3500 studentë të fakulteteve të ndryshme bachelor dhe master ku vaksina me detyrim nuk pranohet nga pjesa më e madhe e tyre, duke marrë koston e humbjes së këtij viti apo paraqitjen e rapid testit çdo javë.”