“Kaq kam Tani”, koreografi Tan Brama bën deklaratën e FORTË për Arilenën: Nuk më ka paguar, ishte djersa ime dhe e grupit

Ish-banori i “Big Brother Vip” Dritan Brama ka folur ditën e sotme për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme. Ai u shpreh në një emision në “ABC News”se nëse do të kishte qenë që në fillim do të mund të arrinte deri në finale sepse në atë moment loja ishte shumë e fortë. 

Në një moment koreografi tha se disa artistë nuk e kanë paguar për videoklipet e tyre, ndërsa zbuloi dhe emrin e këngëtares që nuk e ka paguar.

“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar.

Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 200 mijë lekë dhe të thotë kaq kam Tani.Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk m’u duk e pastër. Të bësh gjithë atë koncert dhe të më japësh djersën time dhe djerësn e grupit, se kuptoj”, u shpreh ai. 

Teksa gazetari këmbënguli që të mësonte më shumë për artisten që nuk e ka paguar, Tani pranoi se ajo ishte Arilena.

“Sigurisht Arilena”, pohoi ai.