“Kam respektuar kodet e Gegërisë”! Gjyshi i Jonadës na përlot me falënderimin e tij

Përveçse trondìti vendin, mënyra se si iu mor jeta 7-vjeçares Jonada Avdia në Potam të Himarës nga komisari Arjan Tase, la një ďhimbje të madhe pas te familjarët.

Familjarët e Jonadës kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje dhe duke lënë drejtësinë të bëjë punën, për vogëlushen së tyre.

Me pikëllim në shpirt gjyshi i Jonadës, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështjetjen që i kanë dhënë në këto ditë aspak të lehta. Ai ka bërë thirrje që ajo që i ndodhi mbesës së tij të mos përsëritet dhe asnjë familje shqiptare të mos të duhet të përballet me një dhiɱbje të tillë.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tŗagjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’.

Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tŗagjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare.

Ju jam mirënjohës për këtë dokumentar që po realizoni dhe nëpërmjet tij të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”, është shprehur ai.