“Jo ta blejë, por as me qira s’e përballon dot vilën”/ Balla: Hetoni sa paguhet Lulzim Basha si kryetar i PD

Kryetari i Grupit Parlamentar Te Partise Socialiste ka hedhur dyshime të reja rreth Lulzim Bashës. Në studion e emisionit “Java në RTSH”, Taulant Balla ngriti pikëpyetje rreth pagës së kreut të Partisë Demokratike. Duke komentuar banesën e tij, Balla akuzoi se vila në të cilën strehohet Basha është e papërballueshme për një politikan shqiptar.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, numri dy i PS u shpreh:

“Lulzim Basha pas tërmetit iku nga një kat pallati dhe sot është akomoduar në një prej komplekseve të një oligarku që e sulmoi dy vite me radhë. Në përfundim të sulmit u gjend te pronat e tij. Unë njoh këtë politikan me emër që në 12 muaj pandemi dhe pas tërmetit u spostua në një prej komplekseve më të pasura. Sikur edhe me qira të jesh atje, një politikan shqiptar nuk e përballon dot qiranë mujore. Vetëm nëse siu kryetar i PD paguhet me një pagë mbi 10 mijë euro, atëherë po që mund ta përballojë. U mbetet gazetarëve të hetojnë sa është paga e kryetarit të Partisë Demokratike“.