Infermierët nga Librazhdi pjesë e ekipeve humanitare mjekësore që shërbyen në Itali. Urimi i veçantë

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Bashkia Librazhd në llogarinë e rrjetit social facebook i ka dedikuar një urim të posaçëm Manjolës, Arditit, Erisës dhe Eglantinës, katër të rinjve nga Librazhdi pjesë të ekipeve humanitare mjeksore nga shqipëria që shërbyen në frontin më të ashpër të lufttës në Itali për të shpëtuar sa më shumë jetë jetë.

Bashkia Librazhd facebook:

Sot është dita ndërkombëtare e infermierëve. Pandemia që po kalojmë veç kësaj situate të jashtezakonshme dhe të pa precedentë që krijoi na bëri gjithsesi të reflektojmë ndaj këtyre profestionistëve që ishin e vazhdojnë të jenë në vijën e zjarrit për të na mbrojtur nga ky armik i padukshëm. Në emër të Bashkisë Librazhd duam te falenderojmë për punën e tyre te gjithe bluzat e bardha që punojnë ne territorin e bashkisë tonë.

Gjithashtu sot ështe dita për tu ndjerë krenarë për Manjolën, Arditin, Erisa dhe Eglantinën që shkuan në frontin më të ashpër të lufttës,në Itali për të shpetuar jetë. Kjo ishte shenja më e qartë e MIRENJOHJES për atë komb që na priti 30 vjet më parë duke na hapur shtëpitë dhe rritur ekonomitë tona.