Incineratorë, deputeti Elbasanit: Mali ulëret për korrupsionin e qeverisë, landfilli është tërësisht jashtë çdo standardi

Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se qëllimisht ka penguar nisjenen e punës së incineratorit  të Elbasanit. Në një postim të tijin në Facebook, Boçi shkruan se landfilli është jashtë çdo standarti.

“Megjithëse vendi është dampa (gropë e ndërtuar qëllimisht) e ish-Kombinatit Energjetik, nga gropë plehrash tani e kemi mal plehrash.

E mali plehrave (që s’duhesh të ishte aty) ka marrë dhenë e nuk ndalet. Lart mungon vetëm Ramë-Gjeli. Nuk është thjesht mal plehrash!  Është mali i fakteve të korrupsionit të Ramës me inceneratorët. Mali dëshmon së inceneratori i Elbasanit ka që në dhjetor 2021 që është i fikur. E bashkë me veten, është duke i fikur derën dhe Bashkisë Elbasan.

Mali dëshmon që Landfilli është tërësisht jashtë çdo standarti, sepse një mal i tillë i çrregullt ekziston vetëm në një vend të thjeshtë grumbullimi plehrash.

Mali tregon se, megjithëse janë zbrazur nga xhepat e shqiptarëve 22 milion euro (me TVSH rreth 27 milion euro), paratë kanë përfunduar në xhepa pushtetarësh e oligarkësh. Mali i korrupsionit të plehrave, dëshmon që Rama dhe banda e tij, në vend të prodhonin energji, prodhojnë grabitje, ndotje dhe helme.

Mali tregon se Rama, jo vetëm që nuk ndërtoi ato serat e famshme hidroponike, por dhe po shuan florën dhe faunën pranë lumit Shkumbin.‼ Paradoksi është më i madh se mali i korrupsionit të plehrave!

Ky mal plehrash bashkë me inceneratorin, janë në sekuestro nga SPAK që prej dhjetorit 2021. Por SPAK nuk e sheh malin para syve sepse është i zënë duke kërkuar “gjilpërën nën mal (kashtë)”.

Mali ulëret  për korrupsionin e Ramës&kompani, por SPAK nuk dëgjon se është i shurdhuar vetëm nga  zhurma-tingujt e lakuriqit të qeverisë. Malin e korrupsionit të plehrave do ta sheshojnë qytetarët me revoltën e tyre! #Shqipërianërrezik”,shkruan Boçi në Facebook.