Iku nga ‘TCH’, moderatorja e njohur bën lëvizjen e papritur, publikon foton me Erion Veliajn dhe paralajmëron surpriza

Pak kohë më parë moderatorja Dojna Mema njoftoi se nuk do të jetë më as autore as moderatore e “Pop Culture”. Që nga ai moment, të gjithë u bënë kuriozë rreth projektit të saj të radhës, për të cilin nuk kishte folur ende. Së fundmi, Dojna ka publikuar në rrjete sociale një foto krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo ka treguar se ka nisur një bashkëpunim me të, por pa zbuluar detaje.

“Me këtë djalin zdroms duke folur mbi projekte të reja dhe me shumë yje”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.