“Ik se të preva kokën”, Nuk është transmetuar asnjëherë në ekran, Paloma rrëfen përplasjen me Edi Ramën

Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP” e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë si gazetare, padyshim që ajo ka mjaft eksperienca për të treguar gjatë karrierës së saj.

Në një bisedë me banorët ajo është kthyer pas në kohë edhe ka treguar një histori që sipas saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran. Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma, descript.al