I kërkuan 32 mijë euro, Delinda Disha flet për gjyqin e bujshëm me ‘TCh’ dhe tregon vendimin e prerë që ka marrë

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka qenë e ftuar në “Mes Yjesh”, Ora News me gazetarin Ronaldo Sharka. Sharka e ka pyetur Delinda Dishën lidhur edhe me fakin përsa i përket gjyqit mes saj dhe Top Channel, pasi këta të fundit akụzojnë aktoren se ka prishur kontratën dhe se kërkojnë 32 mijë euro nga aktorja, megjithëse Disha pak kohë më parë u shpreh se Top-i i ka falsifikuar firmën.

“Aktualisht gjyqi është pezulluar, çështja ka shkruar në prokurori. Është bërë sekuestrimi materialeve, deri sa të mbarojë komplet hetimi, do të rikthehemi në gjykimin e çështjes. Jam e qetë, ndihem shumë mirë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse ma kanë bërë padrejtësisht” u shpreh Delinda duke shtuar se nuk I shkonte kurrë mendja që mund të ndodhte diçka e tillë dhe se fillimisht e kishte marrë me frikë, por që seancë pas seance bëhesh më e fortë.