Humbi të atin në kohë pandemie, rrëfimi prekës i Hygerta Sakos: Nuk e kam parë kurrë veten më keq…/Foto

Moderatorja e njohur, Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo rrëfyer periudhën e vështirë në jetën e saj pas humbjes së të atit. Babai i saj u nda nga jeta më 9 Mars të këtij viti. Hygerta u shpreh se nuk e ka parë kurrë veten më keq. Po ashtu ajo shtoi se për shkak të Koronavirusit iu është dashur ta kalojnë këtë periudhë të vështirë pa njerëz pranë.

“S’e kam parë veten më keq se kaq. Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time dhe pikërisht pas humbjes së babait, ndodh që ishte dhe rasti i parë me Koronavirus dhe ndodhi izolimi. Mendo në ato momente aq të vështira, të detyrohesh edhe të mbyllesh në shtëpi, të mos kesh mundësi të dalësh, të mos kesh mundësi të presësh njerëz sepse ne jemi shqiptar dhe në këto lloj momentesh ne i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, kemi zakone vërtetë të forta. U detyruam ta kalonim këtë periudhë vërtetë të vështirë pa njerëz”, është shprehur Hygerta.