Një baba i quajtur Dilaver ka ardhur tek program “Shihemi në Gjyq” që transmetohet në Tv Klan, për t’i kërkuar llogari djalit të tij për 40 mijë eurot që ka marrë dhe ka shpenzuar dhe për faktin që u martua me një vajzë që nuk ishte e hajrit për të.
Taulanti: Unë jam martuar para 13 vitesh, u dashurova me një vajzë, ky nuk e donte, tani çfarë ta pyes?
Dilaveri: Ça e gjete budallaçkë atë çupën, çfarë çupe ishte ajo, nuk ishte për ty ajo.
Taulanti: Po mirë mo unë atë desha.
Dilaveri: Si e ëma dhe e bija njësoj, të thashë mos e merr se ajo nuk ishte për ty.
Taulanti: Unë nuk hodha fall për të parë se si ishte ajo, ishte njeri i mirë apo i keq. Ajo atë rrugë mori dhe atë rrugë i dhashë dhe unë.
Dilaveri: Ku i ke paratë, ajo të shkatërroi.
Taulanti: Nuk më lë të takohem me nënën.
Dilaveri: Zonja Eni, çfarë kërkoi atje kur unë i thashë jo. Gjyshja e shtëpisë tha që o zotëri kjo nuk është nuse për ju. Ajo vinte era kërmë çe donte atë ai?
Ardit Gjebrea: Nuk do flije ti me të do flinte yt bir.
Dilaveri: Erdhi dita që ai ngeli rrugëve.
Eni Çobani: Ti je martuar para 13 vitesh, me kë je martuar?
Taulanti: Me Lorencën. Ajo femër më shkatërroi jetën, prej saj unë kam ngelur sot rrugëve. Ajo më ka ndarë nga familja e babai që s’më lë të shoh nënën me sy.
Dilaveri: Mos e merrje.
Eni Çobani: Nga kjo martesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë, sa vite qëndruar të martuar?
Taulanti: 3 vite dhe zonja kërkoi divorcin, pa asnjë problem. E hoqi e ëma se donte të ikte në Greqi dhe i dha një burrë 50 vjeç që nuk bënte dhe fëmijë dhe ai zotëria do që të marrë djalin tim, po unë nuk ia fal këtë. Nuk hodha filxhan të shihja çfarë femre ishte, atë fat pata unë./ tvklan.al