Historia e Rezartës dhe Olsit, çifti që u gjetën pa ndjenja në dhomën e tyre të gjumit vetëm pak ditë pas martesës, tronditi fortë opinioni publik.
Rezarta humbi jetën ndërsa Olsi arriti të shpëtonte duke treguar kështu edhe si ndodhi ngjarja.
Olsi tregoi se shkak i kësaj ngjarje ishte bërë mangalli që kishin ndezur në dhomë për t’u ngrohur i cili shkaktoi helmimin e çiftit. I riu ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live”, ku me lot në sy tregoi se nuk fle dot në dhomën e gjumit që pas ndarjes.
“Atë e kam dashur shumë, shumë! Përkohësisht do qëndroj në Shqipëri, pastaj të shikoj. Asnjë natë nuk kam fjetur tek dhoma e gjumit që nga ajo natë, nuk më bën zemra. Unazën e Rezartës e mbaj gjithmonë me vete”, u shpreh Olsi dhe tregoi se me mamanë e Rezartës ka folur natën e ndërrimit të viteve.
“Komunikimi ishte normal. E mora për ta uruar. Më foli tamam, e urova, më uroi”, tregoi Olsi.