Hatërmbetje me produksionin? Ja arsyeja pse mungoi Romeo Veshaj në “Post Big Brother”

Edhe pse BBV ka mbaruar, Romeo Veshaj,një nga finalistët, është në qendër të vëmendjes për mos pjesëmarrjen në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”.

Ky veprim ka ngritur dyshime se mos ndoshta ka një hatërmbetje mes tij dhe produksionit.

Por të ftuar në “Shqipëria Live” ishin dy ish-banorët e Big Brother, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia.

Sipas ish-banorit, Veshaj mungoi pasi ka vendosur t’i qëndroj afër aktorit Agron Llakaj, pas humbjes së bashkëshortes.

“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”-tha Toros Shahnaian.