FOTOLAJM/ Sot u martuan, nusja shkon me fustan nusërie për të votuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër votimi në qytetin e Durrësit. Një çift i ri është paraqitur për të votuar menjëherë pasi janë martuar. Siç shihet edhe në foto, nusja ka shkuar në qendrën e votimit me fustanin e bardhë.

Ajo ka votuar në ditën më të bukur të saj, pasi siç duket edhe vota për ta është shumë e rëndësishme.