(FOTO – EMRI) Koronavirusi i merr jetën pedagoges së njohur të Shkencave Sociale

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër pedagogeje në vendin tonë. Mësohet se nuk ka mundur ta fitojë betejën me Koronavirusin, pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Kozeta Noti. Lajmi bëhet i ditur nga ana e koleges Majlinda Keta, e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolegëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta.

Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.

Noti ka qenë lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Holandë.