Wednesday , April 2 2025

Florenc Spaho, zëri i fortë i Elbasanit për Zhvillim dhe Integrim Europian

Florenc Spaho, deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për një tjetër mandat, vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij të palëkundur për qytetarët e Elbasanit dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Me një angazhim të vazhdueshëm dhe një vizion të qartë, ai mbetet një nga figurat më të besueshme dhe të përkushtuara për zhvillimin e rajonit.

Spaho nisi takimet me strukturat e Partisë Socialiste në Rajonet 4, 5 dhe 6, ku u shoqërua nga Deputetja Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe Kryetarja e Partisë Socialiste Elbasan Ermira Urupi. Të pranishmit theksuan rolin kyç të tij në vijimin e reformave dhe projekteve që po transformojnë qytetin dhe jetën e qytetarëve.

“Elbasani ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve strategjike dhe politikave që i japin më shumë mundësi të rinjve, familjeve dhe sipërmarrësve. Ky progres do të vijojë edhe më fuqishëm me mbështetjen tuaj,” – u shpreh Spaho.

Ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke zbatuar një plan të qartë për zhvillim dhe stabilitet.

Për Spahon, përkushtimi ndaj qytetarëve ka qenë dhe mbetet prioritet absolut. Takimet me njerëzit nuk kanë munguar asnjë ditë gjatë mandatit të kaluar, sepse një deputet i vërtetë duhet të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, t’i dëgjojë dhe të punojë për ta.

Përmes vizionit të Kryeministrit Edi Rama dhe ekipit të tij në Elbasan, qyteti është në rrugën e duhur për t’u bërë një model i zhvillimit dhe modernizimit. Spaho premton që ky ritëm do të vazhdojë, duke sjellë më shumë investime në arsim, ekonomi dhe infrastrukturë, për një Elbasan më të fortë dhe një Shqipëri pjesë të familjes europiane.

Më 2025, qytetarët kanë një zgjedhje të qartë: të mbështesin një ekip fitues, që ka provuar me vepra dhe jo me fjalë se mund ta çojë vendin përpara.