Fillojnë kunjat mes VIP-ave në “Big Brother”/ Beniada ironizon Palomën: Grua e martuar vjen tek “burri” im

Në oborrin e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ ndodhen Arditi, Kledi, Arjola dhe Beniada. Gjatë kohës që po shijojnë rrezet e para të diellit banorët kanë shfrytëzuar rastin të bisedojnë dhe të shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin. Në humor e sipër Beniada ‘’akuzon’’ Palomën se po pëpiqet të marrë vëmendjen e Arditit.

‘’Gjithë ajo grua e martuar erdhi i hoqi batanijen ‘burrit’ tim, dëshironte që ta shihte’’. Banorët e pranishëm ja kthyen Beniadës me të njëjtën ‘’mondedhë’’ duke i thënë se jo më larg se sonte ata do ta martonin me Arditin.

‘’Ke për ta parë ti, sonte do t’ju martojmë ju të dyve’’, i tha Arjola të rinjve. Marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit u komentua edhe gjatë spektaklit të së premtes. Afrimiteti i treguar mes tyre gjatë këtyre ditëvë është diskutuar tepër edhe nga banorët e shtëpisë, por edhe gjerësisht nga publiku.