Fifit i ndodh diçka shumë emocionuese në koncertin e fundit, ‘merr’ propozimin për martesë

Fifi është këngëtarja më e përfolur që kur ajo ka shkelur brenda shtëpisë së BBV-së. Ajo po bën bujë edhe nga dalja e saj nga shtëpia. Por kësaj radhe ajo ka marrë vëmendje me një video ku po qarkullon në rrjetet sociale. Gjatë koncertit të Fifit, njëri nga djemtë i propozon të dashurës për martesë.

Ndërkohë që këngëtarja ishte në skenë duke performuar, ajo ndaloi këngën dhe shpejt u bashkëngjit edhe çifti në skenë.

Nuk duhet humbur reagimi i këngëtares e cila është mallëngjyer nga ky moment. Më pas dëgjohen brohoritma dhe thirrje të njerëzve që kërkonin çiftin e sapo fejuar të putheshin.

Fifi, më tej uroi çiftin e ri duke ndarë me ta emocione shumë të bukura dhe sigurisht që ky moment do mbetet gjatë në kujtesën e saj. Ndërkohë, mbrëmë përmes një postimi në rrjetet sociale, Fifi iu ka dhënë fund të gjitha dyshimeve dhe lajmeve të fundit që aludonin për një lidhje të saj me Granit Canën. Këngëtarja tregon që mes tyre ka vetëm një shoqëri të mirë asgjë më shumë.