Fifi është shtatzanë! Fotoja e fundit është një super dedikim për babin e bebit

Fifi dhe Adis Patushi kanë vetëm pak muaj që janë bashkë. Ata janë më të afeksionuar se kurrë ndaj njëri-tjetrit dhe këtë e tregojnë me dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, dyshja ka surprizuar ndjekësit me një postim që kanë bërë ne Instagram. Ata kanë publikuar një foto ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

Teksa e kanë postuar në profilet e tyre, foton e kanë shoqëruar me fjalët mami dhe babi. Kaq ka mjaftuar që të nisin menjëherë spekulimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.