Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçare, pronare e një agjencie udhëtimit, e cila falsifikonte testet e Covid-19 në emër të një klinike në Tiranë. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar Ariana Reçin, ndërsa bëhet me dije gjithashtu se kanë nisur hetimet edhe për dy udhëtarë të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali me teste të falsifikuara nga Reçi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.