“Erdhi pa lajmëruar”, surpriza e djalit të Ardit Gjebreas për motrën para Eurovisionit përloti rrjetin

Anna Gjebrea, vajza e Ardit Gjebresë përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Junior Eurovision”. Mes etheve të garës dhe performancës, vëllai i saj, Jon Gjebrea i ka bërë një surprizë që nuk do ta harrojë kurrë.

Ai ka shkuar pa lajmëruar, që nga Amerika në ambientet e “Junior Eurovision” për t’i treguar motrës së tij mbështetjen.

Kjo ka emocionuar të gjithë familjen.

“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, shkruan Ardit Gjebrea ne instagram.