Emri: Përjashtohet nga emisioni konkurrentja e ‘Përputhen’, ja çfarë ka ndodhur

Produksioni i ‘Përputhen’ ka vendosur që të përjashtojë nga emisioni Shqipe. Kjo pasi ajo ofendoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët. Në hyrje të programit të sotëm Bora Zemani deklaroi se si produksioni kanë vendosur ta përjashtojë konkurenten deri në një afat të pacaktuar nga programi.

‘Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, jo vetëm nga publiku por dhe logos që përfaqësojmë. Ne kurrsesi nuk bëhemi palë e thirrjeve ofenduese. Ajo ka shfaqur sjellje të papërshtatshme. Top Channel do të mbrojë këdo. Ne kemi vendosur që përjashtojmë Shqipen në një afat të pacaktuar nga programi‘, shprehet moderatorja.