Emri i saj u bë shkak për zënkën mes Donaldit dhe Beatrixës, vjen reagimi i papritur i Bora Zemanit, nuk kursen as Arbana Osmanin

Gjatë 24 orëve të fundit moderatorja Bora Zemiani është përmendur vazhdimisht, pas batutave që shkëmbyen gjatë darkës speciale Ermal Mamaqi dhe Donald Veshaj. Ermali tregoi se Borën do e shohim në sezonin e dytë të “H.O.T” ndërsa Donaldi me disa të ftuar e banorë shkëmbyen humor e batuta.

Pas përmendjes së Bora Zemanit në bisedën e tyre, Trixa vendosi të refuzonte darkën e “Big Brother” mbrëmë duke mos iu bashkuar ish-banorëve të tjerë.

Emri i Bora Zemanit ishte prapë i shumëpërmendur në prime e të premtes prandaj moderatorja ka reaguar me një video në Tik tok. Bora shfaqet duke dëgjuar me habi sesi thërrasin emrin e saj disa moderatorë dhe video nis me zërin e Arbana Osmanit.