Emisionit të “dashurisë” po i vjen fundi, shumë skándale e pak përputhje në Përputhen

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të sezonit të dytë të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”.Ky emision i cili ka për qëllim njohjen e të rinjve dhe daljen çift nga aty, është përcjellë me shumë skándale e dyshime. Në këtë sezon të dytë deri më tani ka dalë vetëm një ‘çift’, e ai ishte Tea me Andin. Por, pas daljes së tyre ata kishin thënë se ishin detyruar nga produksioni të dilnin pasi ish-konkurrentja ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

As romanca Tea-Beart nuk zgjati shumë.Dy personazhe tjera që ishin deklaruar për njëri-tjetrin ishin edhe Andi dhe Jasmina. Por, pak ditë më vonë ata i prishën raportet.Ata dolën nga programi të ndarë, por thanë se ka mundësi që njohjen ta vazhdojnë jashtë.Por, as kjo nuk zgjati. Jasmina akùzoi Andin se ka një lidhje dashurie me këngëtaren nga Kosova, Diona Fona, ndërkaq djali nga Peja nuk reagoi fare.

Dyshja Ledjana-Mevlan të cilët ishin gati për të dalë nga emisioni si çift, i prishën marrëdhëniet pasi Ledjana ndryshoi mendje në fund. Ajo doli e vetme, derisa Mevlani vazhdon të qëndrojë ende në emision.Nga ky emision dolën çift edhe Atdheu me Sarën, të cilët njoftuan se do ta vazhdojnë njohjen jashtë programit.

Së fundmi, ish-konkurrentët Melisa dhe Andi kanë njoftuar se pas daljes nga aty, kanë nisur një lidhje dashurie. Tani këtij sezoni me shumë skándale po i vjen fundi, autorja e këtij emisioni, Olsa Muhameti ka treguar se po xhirohen edhe episodet e fundit, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar edhe datën e përfundimit.

“Përputhen’ përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve, që kanë mbetur në program”, tha ajo.

Shpeshherë ky emision është akùzuar për skenar dhe se të gjitha gjërat ishin të planifikuara, duke u publikuar disa skándale të konkurrentëve.