Elbasan/ Babai denoncon zhdukjen e të birit. Policia vihet në lëvizje

Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A.J., 50 vjeç. Sipas Policisë, kallëzimi është bërë një ditë më pare, pasi  i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.  Po punohet për gjetjen e tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al