Einxhel acarohet me Donaldin: ‘Ne të dy nuk e nxjerrim dot Ilirin, mund të kishe vendosur dikë tjetër’

Tre të nominuarit e javës në “Big Brother VIP” janë: Einxhel Shkira, Dj Dagz dhe Ilir Shaqiri, por mesa duket kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek moderatorja.

Duke qenë se u zgjodh i preferuari i publikut, Donaldi kishte fuqinë e vetos, ku mund të ndryshonte nominimin duke shkëmbyer një banor që ishte në nominim me një tjetër. Por aktori vendosi të mos e bëjë këtë gjë.

Pas mbrëmjes së djeshme, Einxhel, e shqetësuar, i tha Donaldit se ai mund të kishte zgjedhur dikë tjetër në vend të Dagzit dhe jo t’i mbante që të dy në nominim.

Por, Donaldi mendon se çifti është më i fortë kur janë bashkë. Por moderatorja u shpreh se as ajo dhe as Arbri nuk do mund ta nxjerrin dot Ilirin nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: O zemra ti në qoftë se doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagzin dhe kishe futur një tjetër.

Donaldi: Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë në nominim.

Einxhel: Nuk e mendoj ashtu por… Mendoj që ne të dy Ilirin nuk e nxjerrim gjithsesi.

Donaldi: Kam më shumë shpresa kur jeni të dy bashkë sesa…

Dagz: Jo.

Einxheli: Kishe vendosur dikë tjetër në vend të Dagzit dhe pse ky nuk donte.

Donaldi: Më kë me Beniadën?

Einxhel: Kë mendon më të fortë ti?

Donaldi: Beniadën, mendoj se është konkurrente e fortë por edhe ty të shikoj konkurrentë shumë të fortë.