E shikoni në televizion çdo pasdite, por ja sa shumë biznese ka Rudina Magjistari e fiton aq shumë para

Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran. Prej vitesh tashmë, ka lënë programet ku shfaqej një herë në javë dhe është kthyer në shoqëruesen e pasditeve tona me programin “Rudina”.

Për karrierën e Rudinës ne dimë çdo gjë, ndërkohë që për jetën e saj private ajo ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar. Prezantuesja, e cila fton personazhet e njohur dhe i nxit ata që të ndajnë sa më shumë detaje nga jeta e tyre private, në fakt, vetë ajo nuk ka pasur shumë dëshirë ta bëjë këtë. Megjithatë, kur është pyetur, ka rrëfyer në vija të përgjithshme se është e lumtur me familjen e saj dhe me kaq është mjaftuar. Ndërkohë, ka një tjetër dimension, edhe ky po kaq i panjohur për publikun, ai që ka të bëjë me Rudinën si sipërmarrëse.

Tashmë, nuk përbën çudi që një persanazh i njohur të shkojë drejt një aktiviteti privat, i cili mund të ketë lidhje me botën e showbizit apo të televizionit, por edhe mund të jetë diçka komplet tjetër. Rastet janë nga më të ndryshmet.

Por ajo nuk e ka mbyllur në sirtar diplomën e saj, por ka shkuar drejt zhvillimit të një biznesi që ka lidhje me studimet e bëra. Në vitin 2002, Rudina ka hapur një biznes të quajtur “Fintaks consulting”.

Objekti i biznesit shpjegon se kryen dhe merr në të gjitha aktivitetet dhe bizneset, në fushën e revisionit kontabël, asistencë në fushën ekonomike, administrative, fiskale, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike, që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë, ekspertizë vlerë- suese etj.. Rudina është aksionere e vetme e këtij biznesi, madje dhe administratore e tij.

Në këtë mënyrë, Rudina nuk është larguar as nga ekrani dhe as nga profesioni i saj, që nuk ka lidhje me botën e televizionit. Ndërkohë, një tjetër biznes i Rudinës, i cili nuk është i panjohur për vajzat e botës së televizonit, është një qendër e trajtimeve estetike.

“Velur” u hap në vitin 2006, ndërkohë që Rudina, në ndryshim nga shumë personazhe të ekranit ,të cilët nuk kanë lënë rast pa reklamuar në ekran dhe në portale aktivitetin e tyre privat, madje të shumtë janë ata që e bëjnë edhe te programi i Rudinës, vetë ajo nuk ka bërë ndonjë përpjekje që t’i bëjë publicitet qendrës së saj të estetikës.

Në fillim ky biznes u hap së bashku me miken e vjetër të Rudinës, ndërkohë që dy vitet e fundit, këtë aktivitet e ka vetëm Rudina, me 100% të aksioneve. Si përfundim, mund të themi me plot gojë se Rudina Magjistari është një grua e realizuar në çdo aspekt, e cila ka ditur të mbajë në ekuilibër perfekt jetën e saj familjare, punën në televizion, e cila është mjaft impenjative pasi është 5 herë në javë, por edhe bizneset e saj private të cilat, mesa dimë ne, ecin shumë mirë. Ne i urojmë suskese!