E papritur/ Ermal Mamaqi hyn si konkurent të Martën në shtëpinë e Big Brother VIP (Foto)

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka bërë njoftimin zyrtar në Instagram ku shkruan se të martën do ti bashkohet Big Brother-it.

Ai ndan një foto me Arbanën dhe kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij në profilin e tij.

Nuk e dimë nëse Ermali ka qenë “në qejf” nga ndonjë gotë meqenëse foto është shkrepur nga një party dhe ka dashur të bëjë shaka.

Fakt është që Ermali nuk e ka fshirë foton me Arbanën dhe lajmërimin për hyrjen në shtëpinë e Big Brother nga profili i tij.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shaka e Ermalit, i cili njihet për batutat dhe rrengjet e tij.

Por kjo nuk i pengon fansat që të mendojnë se ai do ti bashkohet realisht shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë do e marrim vesh të Martën.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale.