E mbani mend Qetësorin e ‘Big Brother’? Nuk do e njihni si duket ai shumë vite më pas (Foto)

Djali nga Vlora, Qetësor Ferrunaj është një nga ish pjesëmarrësit e ‘Big Brother’, i cili pas përfundimit të spektaklit vendosi të mos ishte më aktiv në media. Mirëpo pas shumë vitesh fituesi i edicionit të dytë është shfaqur në një debat televiziv dhe i ka habitur të gjithë shikuesit me paraqitjen.

Me mjekër dhe flokë të gjatë, një ndër personazhet më të dashur për shqiptarët pothuajse nuk njihet  me pamjen e tij të re. Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live” ai foli për gjuhën standarde edhe përçarja mes krahinave.

 “E mbaj mend shumë mirë në shkollë, kur mësuesit e gjuhës na rrihnin në mënyrë barbare, për të shkruar ylli kur ne e thoshim illi se ashtu na e kishin mësuar të parët tanë”, tha Ferrunaj. /Descript.al/