E bukura Luana Vjollca na mahniti me fustanin e kuq, por ja çmimi marramendës i veshjes së saj(FOTO)

Luana Vjollca sapo ka përfunduar xhirimet e këngës së re që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me këngëtarin latin Jay Santos. Ditën e djeshme këngëtarja na ka treguar një pjesë të look-ut, ku shfaqej e veshur me fustan të kuq dhe tepër sensuale duke tërhequr goxha vëmendje e duke marrë një lumë komentesh pozitive.

Disa ditë më parë moderatorja na tha se për veshjen e saj është kujdesur dora vetë Philip Plein dhe më në fund ja, na e tregoi mrekullinë e stilistit me famë botërore.

Dhe pas një mrekullie të tillë fshihet padyshim një çmim marramendës. “What they wearing” ka treguar se fustani i kuq i moderatores kushton 4,998 euro dhe na la pa fjalë.

FOTO: