E bujshme: Atdheu pranon raportin me Arjolen, Antonela zbulon lidhjen e tyre

Mbremjen e sotme ka ndodhur perballja e shumepritur mes Atdheut dhe Antoneles. Kjo erdhi si pasoje e hapjes se “Kutise se Pandores” nga Antonela.

Nga kjo perballje u kuptua qarte lidhja dhe rapoeti mes Arjoles dhe Atdheut, fakt te cilin Antonela e ka thene prej fillimit. Ne fjalen e tij, Atdheu ka kerkuar paqe mes dy gocave, duke e cilesuar debatin mes tyre banal.

Kujtojme se nje konflikt i madh është ndezur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Molla e sherrit është pikërisht Atdhe Xharavina, i cili ka kohë që shoqërohet me Arjolën, sidomos në Prishtinë ku i shohin shpesh bashkë.

Deri më tani nuk dihej asgjë rreth këtij afrimiteti, por u desh hyrja e Antonelës në BBVIP, që të trazonte ujërat e showbizit, duke i zbuluar këtë sekret Arjolës, nënë e tre fëmijëve. Antonela në Big Brother VIP zbuloi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë dhe e urren brenda shtëpisë dhe arsyeja është pikërisht Atdheu. “Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun.

Ka qenë motra e Arjolës, ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet buza tani kur përmend Atdheun?”, iu drejtua ajo Arjolës gjatë spektaklit.