Dy raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Rastet e reja janë të veçuara dhe janë vatra të reja, pasi sipas burimeve nuk janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm. Konfirmohet se një 84-vjeçare nga fshati Mengel dhe një 50-vjeçar janë konfirmuar pozitiv mbrëmjen e djeshme pas bërjes së tamponit.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/05/mengel.png?fit=618%2C327&ssl=1)
50-vjeçari punonte shofer në një kompani ndërtimi, ndërsa ështën i karantinuar në banesë. Ndërsa 84-vjeçarja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është transportuar drejt spitalit Infektiv, pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.