Do të festonte datëlindjen sot, Arbana bën urimin prekës për Tanin e ‘Topit’: Do më mungosh gjithmonë

Themeluesi i ndjerë i ‘Top Medias’, Dritan Hoxha do të festonte ditën e sotme 52 vjetorin e lindjes. Moderatorja Arbana Osmani e ka kujtuar Dritanin apo siç miqtë i thërrisnin Tanin, në datën e lindjes së tij, duke postuar në rrjetin social ‘Instagram’ një fotografi të tijën duke fryrë qirinjtë.

“Gëzuar datëlindjen supermen. Do më mungojë gjithmonë”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e pamjes, duke kujtuar ish shefin e saj që e ka mbështetur në hapat e parë të karrierës së saj.