“Do ta kujtojmë buzëqeshjen e tij gjithmonë”. Mjeku i njohur nga Librazhdi ndahet nga jeta

Mjeku i njohur shqiptar, Gjergji Dhono është ndarë nga jeta. Ai njihej si një ndër mjekët më të njohur në Librazhd, ku lajmin e trishtë e kanë dhënë miqtë e tij, kolegët por edhe faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook.

“Me hidherim dhe me dhimbje te madhe sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, nje nder mjeket te shkelqyer te qytetit tonë. Do ta kujtojmë doktorin gjithmonë me buzeqeshjen e tij dhe pozitivitetin qe pasqyronte shpirti i tij.

Homazhet zhvillohen tek rr.e Kavajes. Ngushellime familjes varrimi behet neser ne Kavaje ora 13:00”, shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook.