“Ditëlindja ime sot do jetë tek dera e Spitalit’; Rudina Dembacaj dedikim mjaft prekës në ditën e veçantë për të

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ka publikuar ditën e sotme në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto me një dedikim mjaft prekës, edhe pse sot për të duhet të ishte një ditë e veçantë për pasi feston 33-vjetorin e lindjes. Në postimin e saj, Rudina ka shkruar se ditëlindjen do të kalojë në spital, pasi atje është i shtruar babai i saj.

“Ditëlindja ime sot do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Te dua Ba” je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë,” shkruan Rudina në postim, teksa ka publikuar disa foto me të atin.